Pergola Bioklimatike Alumini
Sisteme çatish të palosshme alumini me çati bioklimatike dhe me rrotullim nga ALSPER përfaqësojnë gjeneratën e re të zgjidhjeve arkitekturore. Keto sisteme bioklimatike për tarraca, veranda, ballkone, ambiente hotelerie dhe hapësira biznesi. Me dizajn minimal, struktura të qëndrueshme dhe teknologji të lartë të lamelave rrotulluese, ato ofrojnë kontroll të plotë të dritës, ajrimit dhe mbrojtjes ndaj motit. Koleksioni bashkëkohor Prive Serie sjell një nivel të ri funksionaliteti, duke kombinuar estetikën moderne me performancën maksimale.
Pergola Bioklimatike Alumini mund të konfigurohen për çdo tipologji ambienti, qoftë privat apo publik, duke garantuar mbulim të përkryer dhe komoditet gjatë gjithë vitit. Automatikimi me motor, ndriçimi LED i integruar, mbylljet anësore dhe sensorët e motit e bëjnë këtë sistem një zgjedhje të zgjuar për bare, restorante, hotele dhe vila. ALSPER sjell një harmoni të plotë midis dizajnit premium, teknologjisë dhe funksionalitetit, duke transformuar çdo hapësirë të jashtme në një ambient të përdorshëm dhe elegant.
Çfarë i bën Pergolat Bioklimatike Alumini ALSPER të veçanta
Fletë të motorizuara që rregullojnë dritën, ajrimin dhe mbrojtjen nga shiu me një komandë të vetme.
Struktura alumini të certifikuara që garantojnë funksionim të qëndrueshëm ndaj diellit, erës dhe reshjeve.
Opsione ndriçimi ambienti që e shndërrojnë hapësirën në një zonë moderne dhe të përdorshme edhe natën.
Bioklimatiket mund të pajisen me zip-screen, xhama rrëshqitës dhe sensorë moti për komoditet të plotë.
Forma bashkëkohore, ngjyra të ndryshme dhe konfigurime sipas madhësisë dhe stilit të çdo ambienti.
Zbuloni të gjitha tipologjitë pergolave bioklimatike
Aerolux
Axis